Pritje madhështore për Ramiz Lladrovcin në takime elektorale

Kandidati për Kryetar të Drenasit dhe kryetari aktual, Ramiz Lladrovci, ka vijuar me intensitet takimet elektorale në disa lokalitete të komunës së Drenasit së bashku me bartësin e Listës së PDK-së, Labinot Halilaj dhe kandidatët për Asamblenë komunale, të asaj ane.

Lajme

11/10/2017 23:51

Lladrovci ka diskutuar me qytetarë, simpatizantë dhe anëtarë të PDK-së, për të arriturat për 8 muajt e qeverisjes së tij, dhe ofertën elektorale. Ai ka garantuar se zbatimi i ligjit, transparenca dhe llogaridhënia në qeverisjen e tij, janë të panegociueshme.

Ai është zotuar se për tri vitet e ardhme, mes tjerash, do ta përmbyll çështjen e infrastrukturës. Ja postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit në rrjetin social:

“Në Shkollën “Xheladin Gashi”, “7 Marsi” dhe “Bajram Curri”, në Komoran, Kishnarekë dhe Nekoc, treguam për punën tonë, projektet infrastrukturore të realizuara, kursimet e buxhetit komunal, subvencionet dhe donacionet.

Po ashtu, fola edhe për projektet që do të realizoj për mandatin e ardhshëm. Për tri vitet e ardhme, mes tjerash, jam zotuar se do ta përmbyll çështjen e infrastrukturës. E gjitha në shërbim të cilësisë së jetës së qytetarëve.

Forcën e ndryshimit më 22 Tetor, pres nga qytetari, për ta votuar PDK-në, që Drenasi të vazhdoj të jetë shembull i qeverisjes lokale. Ne jemi Forca e Ndryshimit”.