Pritje ceremoniale nga Thaçi për presidentin slloven, Pahor (Video)

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor sot po viziton Kosovën.

Lajme

12/02/2018 15:01

Për vizitën e tij është organizuar një pritje ceremoniale në sheshin ‘Ibrahim Rugova’ ku Pahor është takuar me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, raporton lajmi.net.

Pas kësaj do të ketë një takim të përbashkët të dy delegacioneve ndërsa në orën 16:10 është paraparë deklaratë për media e dy presidentëve./Lajmi.net/