Pritja mori fund, vjen momenti i përforcimeve të Barcelonës

Përforcimet e reja të Barcelonës janë gati për të dhënë kontributin e tyre.

Sport

13/09/2018 07:24

La Liga vazhdon këtë fundjavë pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare.

Mirëpo, orari do të jetë mjaft i ngjeshur me fillimin e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Andaj, “Mundo Deportivo” shkruan se tani do të kenë më shumë hapësirë për lojë përforcimet e ardhura në klub, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Arturo Vidal, Arthur, Lenglet dhe Malcom iu bashkuan Barcelonës si përforcime për sezonin e ri. /Lajmi.net/