Pritja e heronjve të Atleticos

Një numër i madh i tifozëve të Atletico Madridit i kanë bërë një pritje heroike ekipit, pas rikthimit në kryeqytetin e Spanjës, nga triumfi 3:1 ndaj Chelseas, që siguroi kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

01/05/2014 12:35

Një numër i madh i tifozëve të Atletico Madridit kanë dalë për të pritur skuadrën pas rikthimit në Madrid, pas fitores 3:1 në udhëtim te Chelsea që ia siguroi kualifikimin për në finalen e Ligës së Kampionëve.

Edhe pse të favorizuar, Blues u mposhtën në Stamford Bridge nga skuadra e Diego Simeones që tejkaloi disavantazhin fillestar pas golit nga ish anëtari i saj, Fernando Torres, dhe barazoi rezultatin në pjesën e parë nëpërmjet Adrian Lopez, e pastaj shënoi edhe dy herë të tjera pas intervalit me Diego Costan dhe Arda Turanin duke siguruar finalen.

Tifozët e Atleticos i kanë bërë një pritje heroike skuadrës, që u kualifikua në finalen e madhe të 24 majit në Lisbonë ku do të ndeshet me rivalin e qytetit Real Madrid.

Brohoritjet më të mëdha u bënë për trajnerin Simeone.