Pritet spektakël në Kupën e Kosovës

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) së bashku me KB Trepçën sot kanë organizuar konferencë të përbashkët për media në zyrat e FBK-së, me ç’rast i kanë shpalosur detajet e Turneut Final të Kupës së Kosovës.

Sport

10/02/2017 15:40

Trepça është organizatore e kësaj ngjarje madhështore, pasi që ditë më parë i ka plotësuar të gjitha kushtet e parashtruara në konkursin e shpallur nga FBK-ja.

Të pranishëm në konferencë ishin u.d. Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe drejtori gjeneral i KB Trepça, Besim Braha.

Turneu Final i Kupës së Kosovës do të zhvillohet më 17 dhe 19 Shkurt 2017 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Të premten në gjysmëfinalen e parë, e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 16:30 do të përballen KB Bashkimi – KB Peja, kurse ndeshja e dytë gjysmëfinale do të luhet duke filluar nga ora 19:30, ku do të takohen KB Trepça – KB Sigal Prishtina. Ndërkaq finalet në të dyja konkurrencat do të zhvillohen të dielën me fillim nga ora 16:30 dhe 19:30. Në finalen e femrave do të ballafaqohen Penza nga Peja dhe Penti Prishtina.

Të gjitha ndeshjet e Turneut Final të Kupës së Kosovës do të transmetohen drejtëpërdrejtë në SuperSport Kosova.

Ceremonia hapëse e kësaj ngjarje madhështore për basketbollin kosovar do të bëhet të premtën ndërmjet dy ndeshjeve gjysmëfinale.

basketi

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.