Pritet riaktivizimi i Fabrikës së oksidit të zinkut në Trepcë

Me rinisjen e fillimit të prodhimit të oksidit të zinkut, fillimisht do të punësohen mbi 60 punëtorë. Produktet e kësaj fabrike do të shkojnë kryesisht për eksport.

Lajme

06/07/2014 10:10

Në mbledhjen e fundit të bordit të drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ndër të tjera është autorizuar menaxhmenti i AKP-së që ta parashtrojë kërkesën në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për shtyrjen e afatit për dorëzimin e Planit të Riorganizimit të Trepçës, e cila ende është ndërmarrje nën administrim të AKP-së.

E karshi këtyre zhvillimeve, ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli thotë se beson që qeverisja e ardhshme, bashkë me Kuvendin, do ta finalizojnë sa më parë Ligjin për Trepçën, duke e kaluar edhe në leximin e dytë dhe duke e shndërruar kësisoj në ndërmarrje publike.