Pritet dhunë e përgjakshme në Japoni, pas ndarjes së bandës më të madhe Yakuza

Lufta është e pashmangshme në botën e bandave japoneze, thotë policia, pasi Yamaguchi-gumi – konglomerati më i madh i Yakuza – ka pësuar një ndarje.

Bota

28/08/2015 14:41

Autoritetet në Japoni janë në pritje të shpërthimit të dhunës së përgjakshme, pasi që banda po lavdërohet me 43% të anëtarëve të saj.

Shkak i kësaj ndarje thuhet se janë dallimet në besnikërinë ndaj bosit 73-vjeçar të bandës, Shinobu Tsukasa, i cili u bë udhëheqësi më i fuqishëm i krimit në vend në vitin 2005, raporton Japan Times, transmeton Lajmi.net.

Raportet tregojnë se ai i ka zemëruar disa nga anëtarët e kësaj bande, duke iu dhënë trajtim preferencial degëve të caktuara, dhe gjithashtu për shkak të ambicieve të tij për t’u zgjeruar në territore të reja.

Tsukasa, emri i të cilit është Kenichi Shinoda, është gjenerata e gjashtë ‘don’ e kësaj bande. Dymbëdhjetë prej më shumë se 30 grupeve kanë kërcënuar se do të largohen dhe do të formojnë bandën e tyre, thuhet sipas burimeve të Japan Times brenda policisë.

Kjo e ka vendosur policinë në një gjendje gatishmërie shumë të lartë, pasi që banda – që është 100 vjet e vjetër – është një organizatë mjaft e madhe, transmeton Lajmi.net.

Kjo bandë numëron rreth 10,300 anëtarë dhe ndikimi i saj ndjehet kudo.

Ymaguchi-gumi është gjithashtu shumë i pasur, që raportohet se pasuria e tij ka arritur në 80 miliardë dollarë, duke e bërë kështu bandën më të vlefshmen në botë. (Lajmi.net)