Pritet arrestimi i personit më të përfolur për korrupsion në Kosovë

Burimet nga organet e rendit bëjnë të ditur se personi në fjalë është i dyshuar për disa vepra të rënda të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Megjithatë, ai vazhdon të mbajë pozitë zyrtare, por duket se jo edhe shumë gjatë.

Lajme

27/02/2014 08:05

Duket se EULEX nuk ka qenë asnjëherë më aktiv se kohëve të fundit në ngritjen e akuzave, bastisjen e të dyshuarëve dhe në arrestimin e  atyre që kanë të bëjnë më korrupsion dhe krim të organizuar.

Burimet e lajmi.net brenda institucioneve të rendit bëjnë të ditur se në ditët në vijim pritet “arrestimi i njeriut më të përfolur për korrupsion në Kosovë”.

Personi në fjalë dyshohet të këtë marrë rryshfet, të ketë shpërdoruar detyrën zyrtare dhe të jetë përfshirë në krim të organizuar.

Gjithashtu ai dyshohet se ka manipuluar shumë tenderë në disa institucione, ndërkohqë që vazhdon të mbajë pozitë të lartë zyrtare institucioneve të shtetit të Kosovës.