Prisni derisa të martoheni për të pasur seks

Nëse dëshironi një jetë martesore më të lumtur, atëherë prisni derisa të martoheni për të pasur seks. Çiftet të cilat kishin pritur më gjatë për të pasur seks përderisa ishin në lidhje ishin më të prirur për të pasur një martesë më të lumtur pastaj, thotë një studim.

Lifestyle

09/09/2014 23:18

Nëse keni arritur të kontrolloni dëshirën tuaj për të pasur seks me partnerin përpara se të martoheni, mos u brengosni pasi që pritja juaj ia ka vlejtur!

Sipas një studimi të ri interesant, çiftet të cilat kishin pritur më gjatë për të pasur seks përderisa ishin në lidhje ishin më të prirur për të pasur një jetë martesore më të lumtur, transmeton Lajmi.net.

“42% e atyre që thanë se lidhja e tyre nuk kishte filluar me netë të nxehta seksi dhe gjëra të tilla, ishin më të kënaqur me cilësinë e tyre martesore”, thanë psikologët Galena K. Rhoades dhe Scott M. Stanley në projektin e tyre Martesa Kombëtare në Universitetin e Virgjinias.

Pjesëmarrësit të cilët kishin thënë se marrëdhënia e tyre kishte filluar me seks, ishin radhitur në grupin e atyre që kishin cilësi më të dobët martesore, transmeton Lajmi.net.

Autorët analizuan të dhëna nga studimi i zhvillimeve të marrdhënieve në SHBA. Studimi kishte rekrutuar mbi 1,000 amerikanë midis vitit 2007 dhe 2008, të cilët ishin të pamartuar por ishin në lidhje me dikë nga seksi i kundërt në mes të moshës 18 dhe 34. 

Autorët gjetën gjithashtu se shumica e tyre kishin pasur seks para martesës me partnerë të shumtë.

“Ata pak individë të cilët abstenuan për të pasur seks raportuan një kualitet më të mirë të jetës martesore se sa ata të cilët kishin pasur seks me shumë partnerë seksual”, përfunduan autorët, transmeton Lajmi.net.