Prishtinës sivjet i kushtoi rreth 17 mijë euro më shumë dekorimi i shesheve

Komuna e Prishtinës këtë vit ka ndarë rreth 17 mijë euro më shumë buxhet për dekorimin e shesheve.

Lajme

19/11/2018 15:50

Edhe pse ende nuk kanë përfunduar procedurat e tenderimit për dekorimin e shesheve të kryeqytetit, komuna e Prishtinës këtë vit ka ndarë 75 mijë euro buxhet, raporton lajmi.net.

Përderisa vitin e kaluar komuna e Prishtinës kishte ndarë 57 mijë e 940 euro buxhet për zbukurimin e shesheve, këtë vit për të njëjtën gjë ka ndarë gjithsej 75 mijë euro.

Lexo edhe:

http://lajmi.net/akomuna-e-prishtines-ndan-75-mije-euro-per-dekorimin-e-shesheve/

Duke e bërë krahasimin e buxhetit të ndarë vitin e kaluar, këtë vit komunës së Prishtinës dekorimi i shesheve i ka kushtuar rreth 17 mijë euro më shumë.

Pothuajse me telashe të njëjta ishte ballafaquar edhe vitin e kaluar komuna e Prishtinës, raporton më tutje lajmi.net.

Në fillim komuna kishte ndarë buxhet prej 50 mijë euro për dekorimin e qytetit me drita dekorative dhe bredha për festat e fundvitit.

Mirëpo, pavarësisht buxhetit të ndarë nga Komuna e Prishtinës, kontrata e nënshkruar për këtë tender kaloi parashikimin për 7 mijë e 940 euro, pra Komunës së Prishtinës vitin e kaluar iu desh që të paguaj 57 mijë e 940 euro kompanisë që bëri dekorimin e shesheve.

Zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka thënë për lajmi.net, se së shpejti do të merret vesh se cila kompani do t’i dekorojë sheshet dhe se pas zgjedhjes së kompanisë do të kuptohet edhe çmimi i dekorimeve të shesheve.

Se a do të ballafaqohet me problemin e njëjtë edhe këtë vit Komuna e Prishtinës, kjo mbetet të shihet. /Lajmi.net/