Prishtinë: Ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike, dënimi 100 euro

Kushdo që vepron në kundërshtim me këtë urdhëresë, do të gjobitet 100 euro.

Lajme

14/12/2018 13:25

Kryetari i Komunës së Prishtinës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka lëshuar sot urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve pirroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.

Nga kjo komunë kanë njoftuar se ndalesa vlen për periudhën nga data 3 dhjetor, deri më 3 janar.

Kushdo që vepron në kundërshtim me këtë urdhëresë, do të gjobitet 100 euro.