Prishtinë: Kolektori rrezikon banorët e Kalabrisë (FOTO)

Në lagjen Kalabria tash e disa javë punët për ndërtimin e "kolektorit betonarme" dhe kanalizimit fekal mbi lumin Prishtina janë ndërprerë.

Lajme

17/01/2018 19:30

Ne vendin ku është punuar gjendja është e shumë e keqe. Kjo pasi janë vendosur vetëm disa pengesa te cilat në mbrëmjen e sotme, pas të reshurave të shiut dhe erës se madhe kanë rënë në tokë.

Situata duket të jetë shumë e rrezikshme, sidomos nëse lëvizin fëmijët, pasi kolektori është shumë i thellë, raporton lajmi.net.

Veç kësaj, aty edhe trotuari ka filluar të shembet pas gërmimeve duke paraqitur kërcenim serioz për banorët.

Ky projekt ka filluar në tetor të vitit 2016, dhe synohet të eliminohet problemi i erës nga kanalizim që i ka bezdisur të gjithë banorët e kësaj lagjeje.

Gjatësia e rrugës mbi lumë është 1240 metra, vlera e projektit është mbi 2 milionë euro, ndërkaq punimet që nga dita e nisjes do kanë afat të kruhen për 200 ditë pune. /Lajmi.net/

b c d dh