I vdekuri në Prishtinë është nga Shqipëria (Foto)

(I plotësuar) Polica e Kosovës ka njoftuar se personi i cili është gjetur i vdekur sot në Prishtinës, është shtetas i Shqipërisë.

Lajme

27/02/2016 14:51

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani i ka thënë KosovaPress-it se policia po heton shkaqet e vdekjes së 29 vjeçarit. Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes është gjet edhe një sasi e marihuanës.

——————-

Prishtinë: Gjendet i vdekur një 29-vjeçar

Sot një person i moshës 29 vjeçar është gjetur i vdekur në rrugën “Mustaf Venhari” në lagjen Dardania të Prishtinës.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes ku edhe po kryhen hetimet në lidhje me këtë rast.

Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes./Kp/

policia_4371 furnezika