Prishtinë, gjashtë të arrestuar për përleshje fizike

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar gjashtë meshkuj, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore.

Lajme

28/05/2018 11:01

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 12:25.

Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.