Prishtinë: Arsimtari dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e klasës së tetë

Një arsimtar i Edukatës Fizike është suspenduar nga puna në shkollën fillore ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë pasi të njëjtin një nxënëse e klasës së 8 e akuzoi për ngacmim seksual.

Lajme

27/03/2015 19:17

Nxënësja është alivanosur në klasë dhe dyshohet të ketë marrë hapa dhe kur është dërguar në Qendrës të Mjekësisë Familjare ka deklaruar se arsimtari e ka ngacmuar, mëson Kohavision.

Rastin e ka konfirmuar drejtoresha për arsim në Prishtinë, Arbërie Nagavci, e cila ka thënë se me të marrë lajmin nga drejtoria e shkollës ka suspenduar arsimtarin dhe ka lajmëruar organet përgjegjëse.

Me nxënësen sipas saj po merren qendra për punë sociale, transmeton “038”.