Prishtinasja e bënë burrin për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje pas një mosmarrëveshjeje familjare një mashkull ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajme

28/05/2017 12:47

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se personi në fjalë është rrahur nga gruaja e tij.

“Viktima mashkull shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin  policisë. /Lajmi.net/