Prishtinasit nderojnë viktimat e Kumanovës

Prishtina është solidarizuar me viktimat në Kumanovë. Para Teatrit Kombëtarë të kryeqytetit sot u ndezën qirinj në nder të viktimave të këtij konflikti.

Lajme

12/05/2015 20:28

Studentët e Universitetit të Prishtinës, të cilët ishin  iniciatorë të këtij organizimi, thanë se po solidarizohen me viktimat dhe se dënojnë aktet që ata i vlerësuan si makabre.

“Nëpërmjet këtij aksioni jemi solidarizuar me viktimat në Maqedoni. Ne dënojmë aktet makabre që ka bërë shteti maqedonas”, tha Argjend Softolli.

Ata mohojnë se kanë pas në skenarin e tyre edhe djegien e flamurit të Maqedonisë. /Indeksonline/