Prishtina vetëm barazim pa gola në “Fadil Vokrri” kundër Ferizajt

Prishtina nuk ka arritur asgjë më shumë se një barazim 0:0 ndaj skuadrës së Ferizajit.

Sport

15/09/2018 21:38

Kryeqytetasit ishin dominues në takim, duke mbajtur topin nën kontroll dhe duke krijuar raste shënimi, por konkretizimi mungoi.

Në anën tjetër, Ferizaji ishte futur në fushë për të mos pësuar humbje dhe ishte diçka më i mbyllur në mbrojtje.

Prishtina rastet më të mira i pati me Khalid, por, ky i fundit ende ka problem për ta gjetur rrugën e golit.

Është ky hapi i dytë i gabuar i të përzgjedhurve të Mirel Josës. /Lajmi.net/