Prishtina vëllazërohet me Sivasporin

Prishtina dhe Sivaspor janë vëllazëruar. Klubi prishtinas dhe ai turk e arritën marrëveshjen e bashkëpunimit për të ardhmen, ndërsa do të zhvillojnë edhe ndeshje miqësore.

Sport

21/05/2014 15:53

FC Prishtina është vëllazëruar me klubin turk, Sivaspor. Drejtuesit e klubit bardh e kaltër i kanë pritur homologët e tyre nga Turqia të mërkurën, ndërkohë që është vendosur që të thellohet bashkëpunimi në mes të të dyja palëve.

Presidenti Remzi Ejupi me bashkëpunëtorë, i ka pritur krerët e Sivasporit, të cilët janë ndier si në shtëpi, gjatë vizitës në vendin tonë.

Palët janë marrë vesh që, ndër të tjera, të zhvillojnë edhe ndeshje miqësore në mes vete.