Prishtina ulë çmimin e biletave

Prishtina ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen me Ferizajn, që zhvillohet të shtunën.

Sport

13/09/2018 18:46

Klubi ka ndryshuar çmimet e biletave.

“Prishtina – Ferizaj, e shtunë 19:45h. Biletat mund t’i gjeni nga sot në “Eurokoha”

Prishtinë, 13 shtator, 2018 – Prishtina kundër Ferizajt të shtunë më 15 shtator nga ora 19:45.
Ndeshje kjo e vlefshme për javën e V të IPKO Superligës së Kosovës.

Çmimet e biletave:

Tribuna lindore: 2 €
Tribuna veriore: 2 € (vetëm për tifozët mysafirë)
Tribuna perëndimore: 3 €
VIP: 5€

Biletat i gjeni përreth stadiumit te shitësit mobil”, shkruan Prishtina në faqen zyrtare. /Lajmi.net/