Prishtina synon bashkimin e ideve me sektorin privat për zhvillmini e turizmit

Komuna e Prishtinës ka organizuar punëtori lidhur me strategjinë e turizmit në Prishtinë.

Lajme

23/05/2018 12:46

Është mbajtur punëtoria njëditore lidhur me strategjinë e turizmin në Prishtinë, ku morën pjesë akterë të ndryshëm të këtij sektori.

Qëllimi i kësaj punëtorie, sipas një komunikate për media të lëshuar nga Komuna e Prishtinës, ishte bashkimi i ideve mes sektorit publik dhe atij privat, për ta vendosur Prishtinën në hartën e destinacioneve turistike.

“Strategjia e Turizmit për Komunën e Prishtinës do të bazohet në metodologjinë e menaxhimit të destinacionit, me fokus në identifikimin, përcaktimin, vizatimin dhe përshkrimin e flukseve strategjike të vizitorëve brenda Komunës së Prishtinës”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës. /Lajmi.net/