Prishtina sulmin më të dobët se njomakët e KEK-ut

Sulmi, pika e dobët e prishtinasve.

Sport

24/09/2018 14:47

Duan titullin dhe me ardhjet e kësaj vere padyshim se skuadra e Prishtinës është nga skuadrat që paguan më së shumti futbollistët e saj.

Por, këtë edicion ani se janë tre pikë larg kreut të tabelës, prishtinasit po vuajnë në konkretizim, shkruan futbollikosovar.com.

Madje sulmi i tyre tashmë ka shenuar vetëm 5 gola, dhe më shumë se ta ka skuadra e fundit në tabelë, KEK-u e cila luan me futbollist të ri në përbërje.

KEK-u ka shenuar 7 gola këtë edicion, më shumë se Prishtina, Ferizaj e Ballkani.