Prishtina starton me fitore

Prishtina ka startuar në sezonin e ri me fitore. Bardh e kaltrit e mposhtën Istogun me rezultat 2:1.

Sport

16/08/2014 19:58

Prishtina i ka regjistruar pikët e para të sezonit të ri. Bardh e kaltrit ia dolën ta mposhtin Istogun me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit në Prishtinë.

Prishtinasit kaluan në epërsi falë autogolit të Shabanajt, Ndërkaq, Azem Ahmeti e shënoi golin e dytë të prishtinasve nga penalltia në pjesën e dytë.

E Mark Milicaj e ngushtoi rezultatin në minutat e fundit, pas golit të shënuar po ashtu nga pika e bardhë.

Në duelin tjetër, të zhvilluar po ashtu sot, Drita e ka mposhtur kampionin aktual, Llamkos Kosova në Vushtrri me rezultat 1:0.