Prishtina sot, e bukur si flamuri! (Foto)

Atmosfera festive në sheshet e Prishtinës po vazhdon me aktivitete të ndryshme kulturore e argëtuese për qytetarët dhe të gjithë shqiptarët që kanë ardhur të festojnë Ditën e Flamurit në kryeqytetin e Kosovës.

Lajme

28/11/2014 14:17

Përveç panairit mbarëkombëtar “Blej Shqip” që po vizitohet nga qytetarë të shumtë, aktivitete kulturore e argëtuese po mbahen nëpër tërë hapësirën e tre shesheve, “Gjergj Kastrioti”, “Nënë Tereza” e “Zahir Pajaziti”.

lajmi.net ju sjell ca foto që përshkruajnë sadopak atmosferën e para pak minutash në kryeqytet.