Prishtina shënon fitore të thellë ndaj Bashkimit, Superkupa e Kosovës në kryeqytet

Z Mobile Prishtina ka mposhtur Bashkimin me rezultat të thellë 88:50 për tu shpallur fituese e Superkupës së Kosovës.

Sport

16/09/2018 18:40

Bashkimi si kampion i vitit sezonit të fundit e Prishtina si fituese e Kupës së Kosovës, u përballën në finale të Superkupës.

Kryeqytetasit ishin dominues gjatë tërë lojës, ndaj një Bashkimi që nuk mund t’i bënte ball në asnjë moment.

Tranfseri i ri i “Bardh e kaltërve”, Anderson, shkëlqeu për vendasit, duke qenë kreatori kryesorë i lojës.

Interesimi për këtë takim nuk mungoi. Në palestër u panë edhe “Plisat” edhe “Arpagjikt”, mirëpo salla nuk ishte e mbushur sikur vitet e kaluara. /Lajmi.net/