Prishtina që shkroi historinë po ‘shpërbëhet’ – Largohet edhe trajneri Mulaomerovic

Z Mobile Prishtina të mërkurën e kësaj jave shënoi një nga sukseset më të mëdha në histori të klubit.

Sport

08/02/2019 17:21

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës me një fitore vendimtare me rezultat 82:78 ndaj turqve të Pinar Karsiyaka në ‘Pallatin e Rinisë’, kanë siguruar kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira në FIBA Europe Cup, duke shkruar historinë e basketbollit kosovar.

Më herët gjatë ditës është mësuar se nga skuadra janë larguar dy yjet e skuadrës, Kyan Anderson dhe Demario Mayfield.

Së fundmi, një nga lojtarët e ‘bardh e kaltërve’ ka konfirmuar për lajmi.net se nga skuadra është larguar edhe trajneri Damir Mulaomerovic.

Gjithë këto largime nga skuadra e Prishtinës po vijnë pasi lojtarët fillimisht kishin nënshkruar kontrata një vjeçare, duke mos llogaritur që do të arrijnë në këtë nivel të garave.

Tash, ata po pranojnë oferta të majme nga skuadrat e tjera, pas paraqitjeve të tyre spektakolare. /Lajmi.net/