Prishtina priti rusët e Eniseyt me flamurin e SHBA-ve (FOTO)

Skuadra ruse Enisey nuk ka kaluar aspak mirë në vizitën në Kosovë.

Sport

23/11/2016 20:35

Ky ekip u mposht nga Sigal Prishtina në kuadër të FIBA Europe Cup, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Mirëpo, kjo nuk ishte e vetmja që përjetuan rusët, pasi që ata panë afër bankës rezervë edhe flamurin që e urrejnë më së shumti, atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjellë “Lajmi.net”.

Ndryshe, Prishtina mundi Eniseyn me rezultat 87:80.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.