Prishtina pret zv. Ministrin e Sportit, Rexhep Mazrekun

Sot në ambientet e improvizuara të FC Prishtinës, ishte mysafir Zv/Minisitri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Rexhep Mazreku.

Sport

26/02/2018 12:51

“Është një kumt i mirë që një zyrtar shtetëror për herë të parë viziton ambientet provizore të FC Prishtina dhe interesohet për së afërmi për problemet, nevojat dhe interesat e klubit më të madh në vend.

Ndërsa FC Prishtina, në takim të cilin e përfaqësuan, nënkryetari i bordit Ahmet Kurtolli, anëtari i bordit Fikret Maqastena, drejtori gjeneral Sokol Krasniqi, sekretari Fatos Hoxha dhe drejtori sportiv Arsim Thaqi, i ripërsëritën kërkesat drejtuar Ministrisë lidhur me situatën e pavolitshme në infrastrukturë të FC Prishtina.

“Kam marrë iniciativë që të krijoj në program pune dhe të takohem me të gjitha drejtoritë e sportit nëpër Komuna, për t’i parë problemet nga afër, për gjendjen aktuale, e sidomos për futbollin e infrastrukturën e saj si sportin më masiv në vend. Dua të bëjë përpjekje për të ndryshuar gjendjen aktuale, sepse sporti, e sidomos futbolli, është shkollë edukimi në vete, që largon fëmijët nga rruga, ndërsa tani edhe mund të arrihet shumë më larg dhe më suksesshëm në shkollimin e talenteve”, ka thënë Zv/Ministri, Mazreku.

“Po ashtu shpresoj shumë që premtimi i Kryeministrit Haradinaj, të jetësohet sa më shpejtë, e që klubit më të madh në vend, FC Prishtinës, t’i jepet në shfrytëzim parcela e kërkuar për ndërtimin e kompleksit sportiv”, ka thënë ndër të tjera, z. Mazreku”, njofton Prishtina.

FC Prishtina pret Zv/Ministrin për sport, Rexhep Mazreku