Prishtina po përballet me Wurzburg në FIBA Europe Cup, Plisat ‘pushtojnë’ palestrën

Prishtina është duke u përballur me S. Oliver Wurzburg në kuadër të FIBA Europe Cup.

Sport

12/12/2018 19:28

Prishtina është mysafir i S. Oliver Wurzburg në Gjermani, në kuadër të përballjes së FIBA Europe Cup.

Prishtinasit po përballen me skuadrën gjermane në basketboll, ndërsa Plisat po i japin përkrahje të madhe në palestër, raporton “lajmi.net”.

Çereku i parë ka përfunduar në të mirë të S. Oliver Wurzburg, pasi janë duke fituar 24:20 ndaj Prishtinës.

Plisat e kanë ‘pushtuar’ një pjesë të palestrës në Gjermani, e që as mërgimtarët nuk po mungojnë në këtë përballje. /Lajmi.net/