Prishtina po e feston Pavarësinë me ajrin më të ndotur në botë /FOTO

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, po feston sot 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Lajme

17/02/2018 12:45

Mirëpo, anash festimeve, kryeqyetit i shtetit më të ri në Evropë siç duket nuk e ka tejkaluar ende problemin me ndotjen e ajrit, raporton lajmi.net.

Në matjet e fundit të bëra nga instrumenti i vendosur nga Ambasada Amerikane, Prishtina po del të jetë në vendin e parë në botë me nivel të ndotjes prej 183 ppm, duke lënë prapa vendet që kanë problem konstant me cilësinë e ajrit.

Ndryshe, gjatë muajit të kaluar Komuna e Prishtinës, bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme kishin filluar aplikimin e disa masave për përmirsim të cilësisë ajrit, duke përfshirë ndalimin e shitjes dhe përdorimit të thëngjillit, si dhe ndalimin e qarkullimit të veturave./Lajmi.net/