Prishtina nuk e ka më ajrin e ndotur, ja ku renditet sot /FOTO

Problematikës së ajrit të ndotur në Prishtinë, siç duket po i vije fundit.

Lajme

08/02/2018 16:58

Gjatë pasditës të së enjtes, ndotja e ajrit ka shënuar shifrat më të vogla të kohëve të fundit me nivel ndotës prej  vetëm 41 ppm, duke e vendosur Prishtinën në vendin e 66-të në Botë sa i përket renditjes për këtë aspekt, shkruan lajmi.net.

Ndryshe, gjatë ditëve të kaluara  kjo problematikë kishte marrë përmasa të mëdhaja me organizimin e protestës kundër  ndotjes si dhe me masat e marra nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Brendshme.

Gjatë ditëve alarmante për qytetarët e Prishtinës, kjo e fundit kishte arritur një nivel të ndotjes së ajrit prej 400 ppm.

Ndërkaq, duket se këtij problemi po i vije fundi, edhe pse rënia e shiut dhe erërat kanë përmirsuar gjendjen në të gjithë Ballkanin, duke përmirsuar ndjeshëm cilësinë e ajrit./Lajmi.net/