Prishtina, një fitore larg titullit

Sigal Prishtina e bëri një hap gjigant drejt titullit të kampionit në ETC Superligë. Bardh e kaltrit fituan në Pejë me rezultat 90:87 dhe ju nevojitet vetëm një fitore për t’u shpallur kampionë.

Sport

25/05/2014 23:43

Sigal Prishtina është më afër se kurrë me titullin e kampionit të Kosovës. 

Bardh e kaltrit e mposhtën Pejën në “Karagaç” me rezultat 90:87, pas vazhdimeve, në një ndeshje mjaft interesante, dramatike dhe emocionuese.

Verdh e zinjtë e fituan çerekun e parë 14:12, ndërsa ai i dytë i takoi ekipit mysafir, 28:27.

Vendësit ishin më të mirë edhe në të tretin, 20:17, kurse në atë të fundit, kryeqytetasit ishin më të mirë, 23:19.

E në fund, kryeqytetasit fituan me plot meritë dhe ndeshja e tretë, e cila do të zhvillohet të enjten e ardhshme në Prishtinë, mund t’i shpall ata kampionë.

Dardan Berisha ishte lojtari më i mirë tek prishtinasit, kurse Mario Edwards tek mysafirët.