Prishtina nikoqire e Groningen në kuadër të Champions Leagues në basketboll

Z Mobile Prishtina do të jetë nikoqire e skuadrës nga Holanda Groningen, për ndeshjen në kuadër të Champions League, raundi i parë i kualifikimeve.

Sport

20/09/2018 12:38

Ndeshja fillon sot në ora 20:30, në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Për basketbollistët bardh e kaltër kjo është një sfidë shumë e rëndësishme, para ndeshjes së kthimit që do të luhet dy ditë më vonë në Groningen.

Megjithatë me përkrahjen e tifozëve të cilët priten që të jenë në numër sa më të madh të enjten në Prishtinë skuadra nga kryeqyteti shpreson të triumfoj dhe kështu të krijoj avantazh para duelit të kthimit në Holandë.

Donar Groningen është kampione në fuqi e Holandës, derisa në edicionin e kaluar ka qenë pjesë e Final Four të FIBA Europe Cup.

Në anën tjetër Z Mobile Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar, derisa ditë më parë është stolisur edhe me trofeun e Superkupës së Kosovës. /Lajmi.net/