Prishtina nikoqire e Drenicës,Trepca 89 udhëton në Gjilan, këto janë ndeshjet që do të luhen sot

Sot (02.09), zhvillohen tri ndeshjet përmbyllëse të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës.

Sport

02/09/2018 11:31

Kryendeshja cilësohet ajo mes Prishtinës dhe Drenicës, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 19:45.

Skuadra e Mirel Josës grumbullon tri pikë pas tri xhirove (me një ndeshje më pak), dhe është në kërkim të fitores së dytë, në mënyrë që të mbajë hapin me skuadrën e Llapit.
Drenica në anën tjetër ka nisur mjaft mirë këtë sezon, duke shënuar një fitore në udhëtim tek Llapi dhe duke luajtur baraz me Feronikelin.
Prishtina konsiderohet favorit në letër për këtë takim, mirëpo Drenica shpesh herë ka ditur të befasoj skuadrën nga kryeqyteti.

Dy takimet tjera që zhvillohen sot janë Gjilani – Trepca 89 dhe Flamurtari – KEK-u.

Flamurtari ka shënuar dy fitore në dy takimet e para dhe arkëton pikë të plota, gjë që shtyen skuadrën nga kryeqyteti të mendoj vetëm për fitore ndaj KEK-ut që numëron dy humbje në dy takime.

Trepca 89 nuk e ka nisur si më së miri këtë sezon. Në dy ndeshje, mitrovicasit numërojnë vetëm një pikë. Gjilani në anën tjetër me vetëm një ndeshje të zhvilluar numëron 3 pikë dhe synon që para publikut të vet të marrë tre pikëshin e radhës. /Lajmi.net/