Prishtina mund Flamurtarin, i afrohet Dritës

Prishtina e ka bërë detyrën, duke fituar derbin lokal ndaj Flamurtarit në kryeqytet.

Sport

09/04/2018 15:55

Prishtinasit fituan 2:0, me nga një gol në secilën pjesë.

Golin e parë për bardhekaltërit e realizoi Arago Jamal, ndërsa në fund të ndeshjes shënoi Basid Khalid.

Me këtë fitore, Prishtina grumbullon 47 pikë, tri më pak se lideri Drita.

Ndërkohë, Flamurtari mbetet në pozitën e parafundit, me pak shpresa për mbijetesë.