Prishtina mposhtet nga Cibona

Prishtina është mposhtur nga Cibona, në miqësoren e zhvilluar në kryeqytetin tonë, kundër skuadrës kroate, Cibona me rezultat, 81-101.

Sport

26/11/2014 20:38

Atmosfera në stadiumin e Prishtinës ishte mbresëlënëse, teksa tifozët nuk kanë harruar dhe të falënderojnë skuadrën kroate, për zhvillimin e kësaj miqësoreje, e cila ishte me të vërtetë spektakulare.

Çereku i parë ishte mjaft interesant, me një ndeshje të baraspeshuar, edhe pse përfundoi me një pikë më shumë për skuadrën mysafire, 22-23. Në çerekun e dytë, mysafirët shpërthyen duke e përfunduar pjesën e parë 52-39 në favor të tyre.

Edhe në çerekun e tretë, basketbollistët e Prishtinës zhvilluan një lojë të mirë, mirëpo superioriteti i kroatëve ishte mjaft i madh. Çereku në fjalë përfundoi 76-61.

Perioda e fundit e takimit nuk ishte shumë e mirë për skuadrën nga Kosova. Prishtina nuk arriti të ndalte sulmet e Cibonës, dhe kështu takimi përfundon me rezultat 101-81 në favor të mysafirëve.

Lojtari më efikas për skuadrën bardhekaltër, ishte padyshim, Dardan Berisha i cili arriti që të shënojë plotë 32 pikë.