Prishtina mposht KEK-un, ruan hapin me Feronikelin

Prishtina ka shënuar fitoren e radhës, kësaj radhe kundër KEK-ut, me rezultatin 3:0.

Sport

20/10/2018 17:37

Në ndeshjen e zhvilluar para tifozëve të saj, Prishtina ishte superiore ndaj “tymtarëve”, shkruan lajmi.net.

Ashtu siç konsiderohej edhe në letër, “Bardh e kaltrit” me lehtësi kaluan pengesën e radhës.

Golat për vendasit i realizuan Basit Khalid, Mario Morina dhe Mërgim Pefqeli.

Me këtë fitore, Prishtina renditet në vendin e dytë në tabelë, me dy pikë më pak dhe një lojë më shumë se Feronikeli. /Lajmi.net/