Prishtina mëson kundërshtarët në FIBA Europe Cup

Pas përfundimit të kualifikimeve për një vend në FIBA Europe Cup janë mësuar edhe grupet për edicionin e ri. Përderisa ekipet tjera janë dashur të zhvillojnë nga tri xhiro, Z Mobile Prishtina është e kualifikuar direkt në fazën e grupeve, e cila tregon edhe njëherë punën dhe seriozitetin e klubit në Evropë.

Sport

11/10/2018 08:37

Pjesë e Grupit E, së bashku me Prishtinën, janë edhe Bakken Bears (Danimarkë), Cherkaski Mavpy (Ukrainë), si dhe Steaua Bucuresti(Rumani).

Bakken Bears janë skuadra më e trofeshme në Danimarkë me 16 tituj e 11 Kupa. Kampioni aktual i Danimarkës është pjesëmarrës i rregullt në garat evropiane dhe vitin që lam pas ishte edhe në “TOP 4” ekipet e FIBA Europe Cup, ku humbi në gjysmëfinale.

Cherkaski Mavpy, kampion aktual në Ukrainë, ku dihet se basketbolli në shtetet e ish Bashkimit Sovjetik është sport mjaft i zhvilluar. Ukrainasit gjithashtu kanë marrë pjesë edhe më herët në garat evropiane, si FIBA Euro Cup dhe FIBA Europe Cup.

Steaua Bucuresti emër i njohur në sportin evropian. 21 herë kampion i Rumanisë dhe dikur ishte renditur e treta në Euroleague. Traditë të madhe në basketboll si në Superligën rumune, ashtu si edhe dy ekipet tjera të grupit, me eksperiencë të madhe në Evropë.

Z Mobile Prishtina në ndeshjen e parë më 16 tetor, e pret kampionin ukrainas Cherkaski Mavpy./Lajmi.net/