Prishtina merr rezultat të favorshëm në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës në Gjibraltar

Prishtina ka arritur të marrë një barazim në ndeshjen e parë parakualifikuese për Ligën e Evropës.

Sport

28/06/2018 19:49

Kryeqytetasit kanë luajtur 1:1 në Gjibraltar ndaj skuadrës me emrin FC Europa.

Ndeshja mes Europa dhe Prishtinës fillojë nga ora 18:00, dhe trajneri Mirel Josa startoi me këtë formacion: 12. Bekaj – 88. Përparim Osmani, 4. Armend Dallku /c/, 8. Ahmet Haliti, 3. Jamal Arago – 15. Gauthier Mankenda, 21. Argjend Mustafa, 66. Ergyn Ahmeti, 10. Meriton Korenica – 9. Basit Abdul Khalid dhe 27. Ahmed Januzi.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënuan vendasit që në minutën e 45’ kaluan në epërsi përmes Carreno nga penalltia.

Prishtina barazimin e arriti në minutën e 50’, kur talenti nga Rahoveci, Meriton Korenica, shënoi një super-gol nga gjuajtja e lirë.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Kosovë./Lajmi.net/