Prishtina me transferime nga Brazili (FOTO)

FC Prishtina po vazhdon të punojë shumë seriozisht në procesin e ngritjes së skuadrës në një tjetër nivel më të lartë, sidomos tani pas ndërkombëtarizimit të futbollit tonë, shkruan faqja zyrtare e Prishtinës.

Sport

18/09/2017 18:37

“Prijës i këtij procesi pa dyshim është kryetari i klubit, Remzi Ejupi. Kryetari ynë ka kontribuar që shumë futbollistë të mëdhenj të vishen bardh e kaltër, ndërsa po bëhen reforma edhe në pozita të rëndësishme në klub”.

“Ejupi tani ka shkuar edhe më larg. Ai ndodhet në Brazil, në “tokën pjellore” të talenteve dhe futbollistëve të mëdhenj.

Ejupi gjendet në Sao Paulo aty ku po tenton të bjerë në gjurmë të talenteve për FC Prishtinën. Atje Ejupi e ka takuar një menaxher shumë të suksesshëm të futbollistëve, i cili po ia propozon disa lojtarë për FC Prishtinën.

Kështu që gjasat janë të mëdha që në një të ardhme FC Prishtinës t’i bashkohet edhe ndonjë futbollistë brazilian”, thuhet në njoftimin për shtyp. /Lajmi.net/

Ejupi.R.Brazil