Prishtina mbolli 800 drunj të falur në Ditën e Tokës, Rahoveci 1500!

Mbjellja e drunjve bëhet në këtë kohë gjatë stinës së pranverës. Komuna e Prishtinës po rrezikon që ti ikë kjo stinë për mbjelljen e drunjve dekorativ në kryeqytet.

Lajme

25/04/2018 16:42

Në ditën tokës, Komuna e Prishtinës nuk pati drunj të vet që të mbjellë. Po të mos ishin bizneset dhe subjekte tjera, kryetari Shpend Ahmeti do të shihej këtë të dielë duke mbjell vetëm lule, dhe jo drunj, në qytetin i cili gjatë dimrit ishte disa herë në vendin e parë për ndotjen më të lartë në botë.

Në ditën e tokës, më 22 prill, Komuna e Rahovecit mbolli rreth 1500 drunj. Në Prishtinën e betonizuar u mbollën më pak se 800 sosh. Edhe ata drunj që u mbollën ishin të dhuruar nga subjektet e ndryshme për të shënuar ditën e tokës, shkruan lajmi.net.

Prishtina nuk pati drunj ngase, tenderi që meton të sjellë rreth 4000 sosh, dyshohet që i është dhënë një kompanie, duke u shkelur Ligji i Prokurimit Publik nga ana e Komunës së Prishtinës. Andaj, kontrata nuk mundi të nënshkruhet në aftin e paraparë, ose rreth dy javë më parë.

Tenderi “Furnizimi me drunj dekorativ për hapësirat gjelbëruese të qytetit të Prishtinës” ka përfunduar në Organin Shqyrtues të Prokurimit”. Kjo ngase, zyra e prokurimit e Komunës së Prishtinës me datë 27 shkurt  2018, dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme e ka shpallur fitues kompania N.T “Biti-Com” në vlerë prej 99 mijë e 820 euro. Në garë kanë qenë 6 kompani dhe kontrata ishte planifikuar që të nënshkruhej me 10 prill, shkruan lajmi.net.

Më t’u bërë publik vlerësimi ofertave nga ana e Komunës, ofertuesi NTP “Lulishtja Buqaj” është ankuar në zyrën e prokurimit të Prishtinës, duke pretenduar se kompania fituese nuk e ka pasur certifikatën ‘fito sanitare’, certifikatën e ‘origjinës’ dhe ‘dudin doganorë’ në përputhën me kërkesat teknike dhe profesionale sipas dosjen e tenderit të parashtruar nga Komuna e Prishtinës për këtë tender. Pra, ka ofertuar më certifikata tjera.

“Lulishtja Buqaj”  po konsideron se prokurimi i Prishtinës në këtë rast e ka shkelur Ligjin e Prokurimit Publik në 4 nene, konkretisht,  nenit 6 –ekonomiciteti, dhe efikasiteti, neni 7 –barazia në trajtim, neni 59 – ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve, pika 4, dhe neni 60 – kriteret për dhënie të kontratës, paragrafi 1.1, 1.2 dhe 2.

Komuna e Prishtinës ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e kompanisë, dhe kishte vendosur që të vazhdojë me procedurat tenderuese. Kompania ankuese, nuk është ndalur më kaq, ka bërë ankesë edhe në OSHP duke pretenduar në ankesën e njëjtë, që ka parashtruar në Komunë.

“Me datën 30.03 2018 na është lejuar qaje në dokumentet zyrtare dhe kemi vërejtur në prezencën e zyrtarëve kompetent, se certifikata ‘fito sanitare’, certifikata e ‘origjinës së mallit’ dhe ‘dudi doganor’, i cili kërkohet për drunj dekorativë që të jenë me origjinë dhe fito sanitare të Bashkimit Evropian, ndërsa kompania  e cila është shpallur fitues nga AK Komuna e Prishtinës NT “Bit –Com”, nuk posedon dhe nuk ka prezantuar këto dokumente në dosje të tenderit të kërkuar në ‘kërkesën mbi mundësit teknike dhe profesionale 9.1 dhe 9.2’. por kompania në fjalë “Bit –Com” e ka prezantuar certifikatën ‘foto sanitare’, certifikatën e ‘origjinës’ dhe ‘dudin doganorë’ të substratit (Humus) të Holandës te cilat nuk përputhën me kërkesat teknike dhe profesionale për dosjen e tenderit”, thuhet në ankesën e kompanisë “Lulishtja Buqaj” të parashtruar në OSHP.

Pas ankesës në OSHP, zyra e prokurimit e Komunës së Prishtinës ka bërë njoftim për pezullim të këtij aktiviteti të prokurimi.

“Pezullohet aktiviteti i prokurimit “Furnizim me drunj dekorativ në hapësirat dhe parqet e qytetit të Prishtinës”, me Nr. 616-18-317-1-1-1Nr. Brendshëm 616 18 007 111, kundër Njoftimit për dhënie të Kontratës te AK –së, të datës 27.03.2018 të publikuar ne faq-faqe te KRPP-së”, thuhet në njoftimin e Komunës të cilin e ka parë lajmi.net.

Edhe përfaqësuesi ligjore i NTP “Lulishtja Buqaj” e ka konfirmuar këtë për lajmi.net. “Pasi kemi shikuar të dhënat e ofertuesve, nëpërmjet qasjes në të dhënat zyrtare, kemi parë që kompania e rekomanduar për kontratë ka pasur një certifikatë tjetër dhe jo atë që e ka kërkuar Zyra e prokurimit në dosjen e tenderit, pastaj jemi ankuar në OSHP. Për momentin nuk po më kujtohet certifikata, por ka pasur një certifikatë, si me thënë të mishit për ofertën e fidanëve”, tha përfaqësuesi i ligjor i “Lulishtja Buqaj”.Nga ana tjetër, kompania “Bit Com” ka qenë e pa kontaktuar./Lajmi.net/

Më poshtë mund të shihni dokumentet: ‘Njoftimin për dhënie kontrate’, ‘Ankesën në OSHP’,’Vendimin e komunës për vazhdim të proceduarve’ dhe ‘Vendimin për pezullim të Komunës”:

1-komuna 2-komuna 3-komuna 4-komuna