Prishtina mban hapin me Feronikelin, e fiton derbin ndaj Trepçës ‘89

Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e javës së 13-të në IPKO Superligën e Kosovës.

Sport

31/10/2018 19:35

Kryeqytetasit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ kanë mposhtur 2:0 skuadrën nga Mitrovica, Trepça ’89, shkruan lajmi.net.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Mirel Josa, shënoi nga një gol në të dy pjesët, për fitoren e tetë këtë sezon.

Morina në minutën e 15’ dhe Pefqeli në minutën e 69’, shënuan për fitoren e Prishtinës.

Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për Prishtinën, që më 27 pikë zë vendin e dytë në tabelë, duke mbetur vetëm dy pikë larg liderëve të Feronikelit./Lajmi.net/