Prishtina, lehtë ndaj Pejës

Prishtina ka arritur të shënojë fitore bindëse me rezultat 103-76 në takimin e zhvilluar kundër skuadrës së Pejës.

Sport

28/01/2015 22:23

Kampionët e basketbollit kosovar, Sigal Prishtina ka arritur ta shkatërrojë Pejën duke e mposhtur me rezultat të lartë prej 103-76.

Si çdo herë tjetër, edhe kësaj radhe, Dardan Berisha ishte njeriu i takimit, ndërsa bartësi i lojës te mysafirët ishte Drilon Hajrizi.

Me këtë fitore, Prishtina është në kuotën e 31 pikëve në tabelën e ETC Superigës, një më shumë se Peja që është në vendin e dytë.