Prishtina – Khimik, kush e ka pritur këtë rezultat?

Prishtina ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të Europe Cup.

Sport

25/10/2017 22:15

Bardhekaltërit triumfuan para shikuesve të vetë në pallatin e Rinisë dhe Sporteve kundër skuadrës së Khimikit.

Rezultati final ishte 76-63, e cila i solli edhe lidershipin në grupin G.

Pas kësaj, Prishtina ka bilanc prej dy fitoreve nga po aq ndeshje ndërsa bjellorusët kanë dy humbje dhe asnjë fitore në grupin.