Prishtina kërkon përkrahje, të mërkurën ndeshja historike

Z Mobile Prishtina tashmë ka siguruar kulifikimin në mesin e 16 më të mirave në “FIBA Europe Cup”.

Sport

19/11/2018 13:38

Ndeshjen e radhës, klubi më i trofeshëm kosovar e luan të mërkurën, ndeshje kjo që është e vlefshme për grupin E.

Kundër Bakken Bears, skuadra nga kryeqyteti do të përballet për vendin e parë të grupit, pasi dilemat për kualifikim janë mbyllur, shkruan lajmi.net.

Të udhëhequr nga Dardan Berisha me shokë, “bardh e kaltrit” të mërkurën me fillim nga ora 20:00, presin kundërshtarin e radhës.

Për këtë ndeshje, interesimi pritet të jetë i lartë. Salla pritet të jetë e mbushur plot, me 3000 të pranishëm.

Prishtina ka nevojë për përkrahje. Djemt po e shkruajnë historinë. Kosova po ecën përpara. /Lajmi.net/