Prishtina hapë hotel për kafshë

Prishtina është bërë me hotel për kafshë. Ai ndodhet vetëm 7 kilometra larg qytetit, në fshatin Makoc. 

Lajme

03/10/2014 20:38

Me një infrastrukturë moderne, “Pet Hotel Prishtina” tashmë i ka të definuara edhe çmimet. 

Pronarët, të cilët sjellin për të qëndruar këtu kafshët e mëdha, duhet të paguajnë 8 euro natën, e për më të vegjlit çmimi është 5 euro e kjo sipas drejtorit Besart Krasniqi përfshin edhe shëtitjet, raporton emisioni “038” në KTV. 

I hapur një muaj e gjysmë më parë, hoteli tani ka 7 mysafirë. Katër nga qentë dikur ishin qenë endacakë, por që u adoptuan nga një shtetas amerikan, i cili meqë aktualisht po qëndron jashtë Kosovës, i solli qentë në këtë hotel. 

Si i ri që është, hoteli ka edhe oferta. Nëse qeni juaj qëndron këtu më shumë se 10 ditë, atij si dhuratë i shkurtohen qimet.