Prishtina – Gjilani, pjesa e parë pa gola

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Prishtinës dhe Gjilanit, që është e mbetur nga xhiroja e parë e Ipko Superligës.

Sport

19/09/2018 18:50

Rezultati është ai i fillimit, 0:0.

Prishtina ka dominuar duke krijuar disa raste, por pa sukses.

Mundësitë më të mira i patën Meriton Korenica e Ergyn Ahmeti, por nuk arritën të shënojnë.

Mysafirët u fokusuan kryesisht në kundërsulme.

Pjesa e dytë pritet të jetë më interesante.