Prishtina “fshat” i madh, traktori ngelet në baltë

Rrugët e parregulluara, lagje pa kanalizim dhe me mungesë ujësjellësi, kanë bërë që shpesh Prishtinës njerëzit t’i referohen si një fshat i madh. Sot një traktor ka ngelur në baltë në një lagje periferike të kryeqytetit, sikur me qëllimin për t’ia përforcuar edhe më shumë këtë epitet. 

Lajme

13/12/2014 16:22

Një traktor në lagjen Veternik, duket si i nxori punë shumë personave, shkruan Kosovapress.

U desh të angazhohen shumë njerëz, duke përfshirë edhe një autobus, që mjeti i cili më shumë përdoret për punimin e arave, të nxirret nga balta e madhe ku ishte futur më parë.