Prishtina e mbron titullin të enjten?

Sigal Prishtina do të mundohet ta mbrojë titullin e kampionit në ETC Superligë të enjten. Bardh e kaltërve do t’ju mjaftonte fitorja ndaj Pejës, për ta fituar epitetit e më të mirit në vend.

Sport

27/05/2014 20:31

Ndeshja e tretë e serisë finale të “Play-Offit” të ETC Superligës do të zhvillohet të enjten më 29 maj me fillim nga ora 20:00 në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar të martën Federata e Basketbollit të Kosovës.

Sigal Prishtina është duke udhëhequr me rezultat 2-0 serinë finale dhe në rast të fitores ndaj Pejës në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, do të shpallet kampione.

Në anën tjetër, nëse verdh e zinjtë arrijnë të fitojnë, seria do të bëhet 2-1 dhe do të vazhdojë në ndeshjen e radhës në Pejë.