Prishtina e kaosit (Foto)

Reshjet e shiut në Kosovë, kanë shkaktuar probleme të shumta në qarkullimin e veturave në rrugët e Prishtinës.

Lajme

25/09/2017 17:59

Kolona të shumta janë krijuar nëpër lokacione të ndryshme të kryeqytetit, raporton lajmi.net

Kolona janë vërejtur “Te Rrethi”, rrugës për “Veternik”, afër Spitalit, dhe në lagje të tjera të Prishtinës.

Reshjet e shiut vazhdimisht shkaktojnë kolona në Prishtinë, pasi rritet numri i veturave që qarkullojnë, dhe lëvizjet në rrugë vështirësohen.

Për më shumë shikoni fotografitë. /Lajmi.net/